TIRANE– Edhe pse kreu i Kuvendit Gramoz Ruci i ka ndërprerë fjalën, kreu i PD Lulzim Basha ka vijuar fjalën e tij në Facebook. Ai ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë dhe tha se Rama po pengon hetimin ndaj Agron Xhafajt dhe se policia po i bëjnë presion dëshmitarit X. Basha tha se Agron Xhafaj u dërgua në Itali pa treguar të vërtetën për trafikun drogës dhe për vërtetësinë e audio përgjimit.

“Faktet tregojnë se ai Rama fshehu raportet e shërbimeve sekrete për trafikun e drogës nga Tahiri. Edi Rama e di fare mirë se Agron Xhafaj ka vijuar trafikun e drogës në veçanti kur Xhafaj është ministër i Brendshëm. Kjo është arsyeja pse Agron Xhafaj është nisur me urgjence në Itali, pa ja nxjerrë më parë opinionit publik me zë dhe figurë. Shqiptarët duan ta dëgjojnë vetë zërin e Agron Xhafajt dhe jo përmes laboratorit të Surrelit.

Rama dje tha gjithçka, por nuk tha pse shqiptarët kanë një ministër që është subjekt i ligjit anti-mafia. Rama nuk dha asnjë fjalë pse pengon hetimin e Agron Xhafajt që e di gjithë Vlora. Ai mori rolin e preferuar të kryeprokurorit. Nuk i mjafton që e ka emëruar vetë kamikazen pa vetting. Rama, Xhafaj, Tahiri janë gati të shkelin mbi trupat e vrarë. Duke qëndruar Xhafaj në detyrë është garancia për të penguar trafikun e drogës. Duke qëndruar në detyrë e gjithë policia është vënë pas dëshmitarit X. Nga e morën vesh kush është dëshmitari X këta që pretendojnë se audio-përgjimi nuk ishte autentik. Duan ti bëjnë presion dëshmitarit X”- tha Basha.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: