TIRANE- Miratohet dekreti për shkarkimin nga posti i Ministrise së Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto.

Mësohet se dekreti u miratua mbrëmjen e sotme në Kuvend me 72 vota pro, ndërsa më 73 vota pro është miratuar emërimi i Sokol Dervishajt, në vend të Haxhinastos. Sakaq, Akti Normativ për buxhetin u miratua me 73 vota pro.

Presidenti Bujar Nishani, me propozim të kryeministrit, dekretoi dje emërimin e ministrit të ri të Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj. Po ashtu, ai dekretoi dhe shkarkimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, pas dorëheqjes së tij.

Më 2 shtator, z. Haxhinasto, përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim u dorëhoq nga ky post ministror, pas tre vjet qëndrimi në këtë detyrë. Në vend të tij LSI propozoi emrin e Sokol Dervishajt.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: