GJAKOVE– Me iniciativën e grupit të asamblistëve nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, mbështetur edhe nga grupet tjera politike, Kuvendi i Komunës së Gjakovës sot mban seancë të jashtëzakonshme për rastin e ndalimit të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Në fund të seancës, Kuvendi i Komunës së Gjakovës do të votojë një deklaratë të përbashkët kundër ndalimit të Haradinaj në Francë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: