PRISHTINË-Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të enjten në seancë plenare, ku në rend dite janë tre pika, por nuk është Demarkacioni me Malin e Zi.

Pikat e rendit të ditës për seancën e sotme janë: shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-109 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-071 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016; shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-108 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-049 për financat e pushtetit lokal dhe shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2015./k.press
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: