Kuvendi hapi debatin e përgjithshëm në seancë plenare për Ligjin e gjuhës shqipe megjithatë diskutimet akoma vijojnë mbi binaret e ditëve të kaluara. Opozita vlerëson se në propozim Ligjin për gjuhën shqipe, mbi 90% e neneve janë kundër-kushtetuese dhe akuzon BDI-në se me këtë ligj po tenton të mbuloj aferat e saja korruptive.

“Ky ligj sillet në prag të zgjedhjeve lokale si kërkesë politike e BDI-së dhe kërcënim i BDI-së ndaj LSDM me qëllim që BDI t’i mbulojë të gjitha aferat e saja korruptive, skandalet, nëncmimet ndaj trupit votues shqiptar, mos mbajtjen e premtimeve, infrastrukturën e keqe, shërbimet komunale dhe kushtet sociale dhe ekonomike të këqija në të cilat jetojnë bashkëqytetarët tanë shqiptar”, deklaroi Ilija Dimovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Ndryshe nga ditët tjera, sot deputetët e shumicës parlamentare replikuan me deputetët opozitar.

“Nuk është e vërtet se ky ligj është kundër Kushtetutës. Nuk është e vërtetë se ky ligj parashikon dygjuhësi në të gjithë territorin, nuk është e vërtetë se me këtë ligj detyrohet dikush të mësojë një gjuhë që nuk do ta mësojë dhe nuk është e vërtetë se do të dënohet dikush për një gjuhë që nuk e di dhe nuk dëshiron ta mësojë”, deklaroi Tomisllav Tuntev, deputet i LSDM-së.

“Gjithmonë kam menduar se në këtë sallë ka njerëz të një kategorie tjetër, por jam shumë i dëshpëruar. Më mirë ishte kur bisedoja me barinjtë në fshat. Ishin të logjikshëm dhe çdo fjalë e thoshin me vend, ndërsa për ju lirisht mund të them se flisni pa lidhje”, deklaroi Branko Manajllovski, deputet i BDI-së.

Dinamika aktuale nuk përjashton mundësinë që Ligjin për gjuhën shqipe, ta ndjekë fati i procedurës për shkarkimin e kryeprokurorit Marko Zvërlevski, kur debati nuk kishte fund.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb