TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur vendimin e Parlamentit të Maqedonisë, i cili ka votuar sot ligjin për përdorimin e Gjuhës Shqipe. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ish-kryeministri Berisha shkruan se kjo është një arritje e madhe.

Teksa e cilëson këtë një fitore historike, Berisha shkruan se ky vendim vjen në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit.

POSTIMI I PLOTE
Votimi i ligjit për gjuhën shqipe në Parlamentin e Maqedonisë, një arritje e madhe!

Të dashur miq, sot Parlamenti i Maqedonisë në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit miratoi ligjin për përdorimin e Gjuhës Shqipe në territorin e Republikës së Maqedonisë.

Duke përshendetur këtë akt të rëndësishëm dhe të gjitha ata që bënë të mundur votimin e tij, theksoj se zbatimi i këtij ligji do shënonte një fitore historike për shqiptarët e Maqedonisë dhe kombin shqiptar në tërësi! sb

(el.spBalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb