TIRANE- Edhe gjatë kësaj seance parlamentare maxhoranca ka miruatuar me urgjencë pr/ligjet në rendin e ditës, ndërsa opozitarët vijonin protestën e tyre.

Në foltore qëndronte kryedemokrati Basha, ndërsa deputetët e PD-së i pamë teksa i binin tavolinave.

Mes rrëmujës, kryeparlamentari Ruçi hapi votimin, ndërsa pas këtij momenti të majtët u larguan.

Gjatë kohës që qëndronte në foltore e votoheshin ligjet vetëm nga mazhoranca, kryedemokrati ka marrë edhe një telefonatë. Kamerat e kanë kapur teksa ngre telefonin. Në momentin që ligjet u votuan, Basha shihet të fusë celularin në xhep.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: