TIRANE- Kuvendi ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës rezolutën mbi gjetjet dhe rekomandimet e raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë 2018. Por deputetët e opozitës kishin lënë më herët sallën e Parlamentit, ndaj kryeministri Rama ka mbetur sot në dorë të aleatëve për të bërë kuorumin e nevojshëm në Kuvendin.

Gjatë votimit të prezencës në seancën e sotme plenare, kanë qenë 74 deputetë, kur 3 prej tyre janë të PDIU-së, 1 deputet i LSI, Robert Bitri, dhe deputeti Tom Doshi.

Ndonëse dhe sot vijuan akuzat ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ky i fundit nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme, pasi ndodhet në një vizitë pune në Holandë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb