TIRANË- Seanca e Kuvendit e ditës së enjte parashikon votimin e dekreteve të Presidentit për emërimin e ministrit të Drejtësisë, Petrit Vasili dhe shkarkimin nga ky post të Ylli Manjanit.

Pas lirimit nga detyra të këtij të fundit me 30 janar, presidenti Bujar Nishani i përcolli Kuvendit të martën dekretet e emërimit dhe shkarkimit, miratimi i të cilave kërkon shumicë të thjeshtë.

Axhenda ka të planifikuar dhe diskutimin e dy pr/ligjeve në fushën e energjisë, ai “Për hidrokarburet (kërkimi dhe prodhimi)” dhe pr/ligji “Pёr nxitjen e pёrdorimit tё energjisё nga burimet e rinovueshme”.

Ratifikimi i konventës “Për mbrojtjen e individëve në lidhje me përpunimin automatik të të dhënave personale”, aderimi i Shqipërisë në marrëveshjen për parandalimin e peshkimit të paligjshëm, si dhe ratifikimi i memorandumit me Bashkimin Evropian, për pjesmarrjen e Shqipërisë në programin e Drejtësisë së BE-së, janë ndër cështjet e parashikuara në rendin zyrtar të punimeve të parlamentit në seancë plenare.

Por, zhvillimet politike të ditëve të fundit parashikojnë një debat të enjten në Kuvend dhe që pritet të marrin kohën me te madhe te diskutimeve nga ana e deputeteve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: