Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

VIDEO/ Situatë e pazakontë, Arta Marku betohet mes kaosit e tymit si Kryeprokurore e Përkohshme

WhatsApp Image 2017-12-18 at 11.41.17

TIRANE- Arta Marku e përzgjedhura e mazhorancës për postin e Kryeprokurores së Përkohshme është votuar sot në Kuvend në një situatë të pazakontë, mes tymit e kundërshtimit opozitar, ndërsa në kushte po kaq ekstreme ajo u betua pasi Kryeparlamentari Gramoz Ruçi i lexoi Kushtetutën. “Betohem”, u dëgjua ajo.

Shumica e ka zgjedhur Markun me 69 vota pro, dy kundër dhe dy abstenim në seancën e fundit parlamentare për vitin 2018. Kuvendi u ndërpre për 20 minuta, ndërsa pritet të bëhet edhe betimi i saj.

WhatsApp Image 2017-12-18 at 11.41.51 (1)

WhatsApp Image 2017-12-18 at 11.41.17

WhatsApp Image 2017-12-18 at 11.41.01

Por që në nisje situata u tensionua e pati edhe konfrontime mes deputetëve të PD e gardës, duke detyruar kryeparlamentarin Gramoz Ruçi të ndërpresë seancën të paktën dy herë.

ARTA MARKU ZGJIDHET KRYEPROKURORE E PËRKOHSHME MES KAOSIT E TYMIT
Ora 11:40- Të gjitha pikat e rendit të ditës u shtynë, por vetëm ajo më e rëndësishmja, zgjedhja e Kryeprokurores së Përkohshme nuk u shty. Mes kaosit e tymit, Arta Marku mori 69 vota pro, dy kundër dhe dy abstenim, ndërsa pritet të bëjë betimin.
aa

25488559_373907359701773_710441561_n
SITUATË E PAZAKONTË/ RINIS KUVENDI, RUÇI THËRRET VOTIMIN MES KAOSIT E TYMIT
Ora 11:35- Tymuese në Kuvend, shtyrje jashtë sallës. Kjo është situata aktuale në Kuvendin e Shqipërisë. Raportohet se kanë qenë deputetët e opozitës ata që kanë hedhur tymuese, ndërkohë që Gramoz Ruçi njoftoi votimin e fshehtë, për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Përkohshëm.

NDERHYRJA E TRETE E LULZIM BASHES
ORA 11:10 “Ju shikoj, unë, ju shikojnë shqiptarët, ju shikon bota, dhe më në fund e kuptojmë se sa qesharakë jeni kthyer, se çfarë skllevërie të krimit ju ka kaptuar shpirtin. Si mundet të ngrehni kartonat ju në një votim të thjeshtë procedure për të shkelur Kushtetutën. Edhe Adolf Hitleri u kujdes për forma më shumë se ju, kur shkatërroi pluralizmin politik dhe demokracinë gjermane, me konsekuence fatale për botën dhe Europën, edhe për vendin tonë. Kush mendoni ju se jeni?! Të ngrehni kartonat për të ndryshuar me vullnetin tuaj të ndrydhur nga paratë e drogës, krimit dhe korrupsionit vullnetin e shqiptarëve që e përfaqëson vetëm Kushtetuta e Shqipërisë. Nuk ka shans!

Kushtetuta jua thotë qartë; nuk e keni këtë të drejtë! Ju doni ta merrni me zor! E pra dijeni se gardianët e Kushtetutës, qytetarët shqiptarë, kanë çdo të drejtë të marrin në dorë fatin e tyre nëse ky Parlament dhe kjo shumicë kukull e krimit dhe e drogës vendos të shkelë dokumentin themeltar që ndaj të drejtën nga e keqja, paqen nga lufta.

Ne nuk do të lejojmë në asnjë sekondë të kthehemi në një fasadë të këtij veprimi antikushtetues. Thirrini mendjes, tërhiquni tani nga shkelja e Kushtetutës përndryshe do të përballeni me të gjitha pasojat që përballet autokrati kriminal kur shkel urdhrin e sovranit. Kushtetuta është urdhër i popullit dhe ju keni detyrimin e padiskutueshëm t’i bindeni e ta zbatoni. Tërhiquni tani nga shkelja e Kushtetutës ose përndryshe deklaroni vdekjen përfundimtare të këtij Parlamenti”, tha Basha.

BASHA KONFRONTOHET ME GARDEN, RUCI NDERPRET SEANCEN
Ora 10:47- Kryedemokrati Lulzim Basha Basha konfrontohet me gardë, deputetët Flamur Noka dhe dhe Edmond Spaho, avancojnë drejt tij. Ngrihen edhe deputetët e PD që të çajnë rrethimin e Gardës. Gramoz Ruçi ndërpret për herë të dytë seancën.

ZGJEDHJA E KRYEPROKURORIT NUK HIQET NGA RENDI I DITËS, ACAROHET LULZIM BASHA
Ora 10:36- Kryeparlamentari Gramoz Ruçi kalon në votë kërkesën e për heqjen nga rendi i ditës së pikës 5 të rendit të ditës që ishte zgjedhja e kryeprokurorit të përkohshëm. Ai ftoi deputetët të ngrenë kartonat dhe me shumicë u rrëzua. Ky votim solli një tjetër reagim të ashpër të kryedemokratit Lulzim Bahsa, i cili tha se po shkelet rëndë Kushtetuta.

“Gramoz Ruçi, Ke një kërkesë të drejtuar nga unë në emër të gjithë opozitës parlamentare, ke një kërkesë me shkrim institucionale nga tre grupet parlamentare opozitare. Dhe jo vetem kaq. Është detyra jote, e gjithësecilit prej nesh në këtë salle të mos lejojmë dhunimin e Kushtetutës”, tha Basha.

Kushtetuta është arsyeja pse jemi ulur sot këtu. Kushtetuta është arsyeja pse ka parlament dhe jo Parlamenti pse ka Kushtetutë. Kushtetuta ta ndalon shprehimisht të bësh aktin që ke futur në rendin e ditës, kapjen e Prokurorit të Përgjithshëm me votat e një partie politike. Reforma në drejtësi ta ndalon të kapësh Prokurorin e Përgjithshëm, reforma në drejtësi që kaloi me 140 vota dhe me përkrahje politike totale kombëtare dhe ndërkombëtare ta thotë shprehimisht se Prokurori I Përgjithshëm nuk mund të zgjidhet me më pak se 3/5 e votave se Prokurori i Përgjithshëm nuk mund të zgjidhet pa vetting. Ndaj, kërkesat i ke dhe mbi kërkesat ke urdhrin sublim të sovranit, të shkruar në kushtetutë të zezë mbi të bardhë, tërhiqu nga shkelja e kushtetutës, tërhiqu nga tentativa për puç kushtetues, përndryshe opozita brenda dhe qytetarët jashtë nuk kanë rrugë tjetër, por të qëndrojnë me të gjitha forcat dhe mjetet në mbrojtje të kushtetutës.

BERISHA FLET ASHPËR
Ora 10:20- Pasi situata iu rikthye normalitetit, Sali Berisha merr fjalën në foltore dhe thotë se u tentua t’i pengohej e drejta e fjalës. Ai shtoi se mazhoranca me këto sjellje po i shpallte luftë opozitës. “Na shpallën luftë, i përgjigjemi dhëmbë për dhëmbë”.

“Kjo nuk ka ndodhur kurrë në historinë e këtij Parlamenti. Një deputeti i jepet fjala, një kryehorr, një pispisi, një fundërrinë që do sot të bëhet kryeprokuror, fut Gardën në një akt të pashembullt për të ndërprerë të drejtën e fjalës të cilën e mora në përputhje të plotë me procedurën. Me këtë akt, ky horr shpall luftë në Parlament dhe të jetë i bindur që do t’i qëndrojmë dhëmb për dhëmb dhe fije për fije kryepisit të Shqipërisë, kryehorrit të Shqipërisë, atij që kërkon sot të bëhet edhe kryeprokuror i Shqipërisë”, tha Berisha.

ISH-KRYEMINISTRI BERISHA TENTON TË MARRË FJALËN, DEPUTETËT E PD PËRPLASEN ME GARDËN
ORA 10:15 Pas fjalës së kryedemokratit Basha, ka vijuar kreu i grupit parlamentar të PS-së, taulant Balla për të prezantuar nisëm “Lule dielli”.
Në vijim fjalën në foltore ka tentuar ta marrë ish-kryeministri Berisha, por është ndaluar nga punonjësit e Gardës pasi kryeparlamentari Ruçi nuk i kishte dhënë miratimin.
Në këtë moment janë mbledhur në foltore të gjithë deputetët e opozitës, duke u përplasur me Gardën.

NIS SEANCA, BASHA PARALAJMERON: MOS SHKELNI KUSHTETUTEN, TERHIQUNI OSE PERBALLUNI ME PASOJA
ORA 10:10 -I pari fjalën e ka marrë kreu i opozitës, Lulzim Basha. Nga foltorja e Kuvendit ai tha se kjo është një nga ditët më dramatike për vendin, dhe për demokracinë.

“Sot është një ndër ditët më dramatike për këtë Parlament, një nga ditët më të rënda për demokracinë 27 vjeçare, një nga ditët më të ështira për qytetarët shqiptarë që duan një vend demokratik ku respektohet ligji dhe Kushtetuta. Sot, në dhunim flagrant të Kushtetutës, shumica parlamentare po kërkon të marrë një pushtet që nuk i takon. Akoma më keq, që e ka të ndaluar ta prekë, e ka të ndaluar t’i afrohet. Kjo është një seancë antikushtetuese. Sot në mënyrë tinzare ju po bëheni gati për një grusht të mirëfilltë shteti. Prej shekujsh, Perëndimi, Europa, SHBA, shembujt e shumicës dërrmuese të shqiptarëve, e kanë sanksionuar qartë, ndarjen e pushteteve si themelin e demokracisë, si themelin e vetë lirisë së çdo individi.

Legjislativi, ekzekutivi dhe drejtësia, janë dhe duhet të jenë të ndarë nga njëri- tjetri. Kjo është arsyeja se pse Kushtetuta e Shqipërisë dhe Reforma në Drejtësi, e cila është e gjitha e mishëruar në këtë Kushtetutë, ia ndalon shprehimisht, një force të vetme politike emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm. Nenet e kësaj kushtetute janë të qarta dhe ju jeni paralajmëruar vazhdimisht gjatë këtyre javëve të zeza për demokracinë, për kushtetutshërinë dhe për Reformën në Drejtësi, të mbani duart larg pushtetit të tretë, pushtetit të drejtësisë.

Jeni paralajmëruar të mos vazhdoni më pengimin dhe bllokimin e hetimeve për Sajmir Tahirin, për Vangjush Dakon, për Qazim Sejdinin, për dosjet e korrupsionit të ministrave për konncesionet, për inceneratorët, për qindra milionë euro të shqiptarëve,të vjedhura e të shpërdoruara sipas dokumentave zyrtare të këtij shteti. Por ju jeni të vendosur të shkelni Kushtetutën për të mbrojtur veten tuaj, për të mbrojtur pushtetin tuaj të paligjshëm dhe për të mbrojtr pasuritë tuaja. Ky është çasti i fundit ku në emër të Kushtetutës ju kërkoj të tërhiqeni! Kushtetuta është arsyeja përse ekziston ky Parlament, dhe jo anasjelltas. Ky është urdhëri i popullit, bindjuni atij, ose përndryshe përballuni me pasojat!”, tha Basha.

MBLIDHET SOT KUVENDI
Ora 09:00- Rendi i ditës së seancës plenare e hënë, 18.12.2017, ora 10:00 parashikon në pikën 5 projektvendimin “Për caktimin e Prokurorit që do të ushtrojë përkohësisht funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm” (Rregullore, neni 111, ligji nr. 97/2016, neni 109, votim me shumicë të thjeshtë).

Sipas njoftimit të Kuvendit, fillimisht do të shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe më pas janë parashikuar diskutimet e grupeve parlamentare, si dhe koha e votimit.

Por opozita prej dy ditësh ka paralajmëruar protestë përpara Parlamentit, duke kundërshtuar vendimin e mazhorancës për të zgjedhur Kryeprokurorin e ri vetëm me votat e saj.

Ditën e djeshme, PD dhe LSI shprehën qëndrimin e tij ndaj seancës së sotme plenare, duke paralajmëruar debat të fortë në Parlament.

Në seancën e sotme, deputetët e opozitës më sa duhet do të jenë të pranishëm vetëm për të kundërshtuar këtë vendim të mazhorancës. Sipas burimeve, deputetët e PD-së nuk do të lejojnë zhvillimin normal të seancës, duke bllokuar foltoren e Kuvendit, pasi sipas tyre, me këtë vendim shkelet Kushtetuta e vendit.

Pas vlerësimit të kandidaturave nga Komisioni i Ligjeve për postin e Kryeprokurorit, tre favoritët janë Arta Marku, Ferdinand Elezi dhe Ermira Tafani.

(m.a/el.sp/BalkanWeb)


Komente ( 3 )



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.