TURQI – Aktores turke, Cansu Dere e njohur për publikun shqiptar me serialin fenomen “Ezel” dhe serialin “Nënë” i është vjedhur shtëpia.

Sipas mediave turke, shtëpia e aktores e gjendur në një nga zonat më të mira të Stambollit, në Bebek është bastisur nga hajdutët të cilët i kanë vjedhur asaj bizhuteritë më të shtrenjta që ka pasur në shtëpi shkruan Class.

-640-0-5ada26887bcd8

Dëme të tjera në shtëpinë e saj nuk kishte, ata nuk kishin prekur asgjë tjetër përveç bizhuterive. Gabimi që i ka kushtuar shtrenjtë aktores ishte se ajo nuk kishte një kasafortë në shtëpinë e saj, e kjo ka bërë që ata të kishin më të lehtë të merrnin çfarë dëshironin.

-640-0-5ada264a5b136

Aktorja ka lajmëruar policinë, të cilët zbardhën ngjarjen duke bërë me dije se sendet e vjedhura arrinin në vlerën e 100 mijë euro.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: