PRISHTINE – Gazeta kosovare ‘Zëri’ shkruan se deputeti i Partisë Demokratike (PDK) të Kosovës Besim Beqaj vazhdon t’i mbajë pesë vende pune, teksa në anën tjetër një numër i madh i qytetareve me grada dhe akademikë janë të pa punë.

Sipas “Zëri”-t, Beqaj në formularët e deklarimit të pasurisë ka shkruar se përveç punës së deputetit është i angazhuar si Konsulent në fushën e edukimit në “Kolegji Cambridge” në Pejë. Po ashtu Beqaj ka vetë deklaruar se në Universitetin e Prishtinës është Profesor i Asocuar, Universiteti “Haxhi Zeka” Pejë, ai ka deklaruar se është si profesor i angazhuar. Deputeti Beqaj është i angazhuar edhe në kolegjin AAB si Profesor i angazhuar.

“Deputetit Beqaj ka deklaruar se vetë ai për punën që bën brenda vitit merr hiç më pak se 67 mijë euro. Po ashtu ai ka deklaruar se të hyrat vjetore të bashkëshortes së tij janë rreth 26 mijë euro, ndërsa të babait të tij janë 20 mijë euro. Po ashtu, Beqaj ka deklaruar se në llogari bankare ka të depozituara rreth 200 mijë euro”- shkruan “Zëri”.

auto-besimi1471782501_1471796570-8705123
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb