Policia Kantonale e Thurgau-t, nga fundi i dhjetorit të vitit të kaluar kishte arrestuar dy persona të cilët kishin planifikuar grabitjen e një banke në këtë zonë. “Njëri prej tyre, një kosovar 27-vjeçar e ka pranuar se ka qenë autor në vjedhjen me armë të Bankës Kantonale të Thurgaut në Erlen, në maj të vitit 2016”, – shkruan polizeinews.ch.

Tjetri, shtetas zviceran 33-vjeçar, por i lindur në Kosovë, ka qenë bashkëpjesëmarrës në planifikimin e grabitjes.

Policia Kantonale dhe Prokuroria e Përgjithshme në Bischofzell kanë zbardhur një plaçkitje banke dhe kanë parandaluar një tjetër.

Dy personat janë arrestuar pak para Krishtlindjes, vitin e kaluar, ku kanë pranuar planifikimin e plaçkitjes së një banke në Thurgau. Ndërsa autorësinë për plaçkitjen e bankës në Erlen e ka pranuar vetëm 27-vjeçari.

Të dy tani ndodhen në burgun për hetime, përcjell albinfo.ch. Në rastin e plaçkitjes në Erlen, nëpunësja e bankës ishte kërcënuar me një pistoletë ndërsa me rastin e arrestimeve te dy të arrestuarve u janë sekuestruar veç të tjerash edhe dy pistoleta.

Hetimet e Prokurorisë në Bischofszell pritet të zbulojnë nëse kosovari ka vepruar si i vetëm ose të dy të arrestuarit janë përgjegjës edhe për krime të tjera.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: