Vijojnë reagime ne rrjete sociale pas publikimit të fotove se si ikonat fetare me vlera të çmuara kulturore u transportuan në një mënyrë primitive sot nga Galeria Kombëtare e Arteve.
“Humans of Tirana”, një profil në Facebook ka risjellë në kujtesë momentet kur kryeministri Edi Rama ndodhej pranë ikonave fetare që iu sekuestruan një koleksionisti duke e akuzuar këtë të fundit për kontrabandë të veprave të artit.

“Kjo është e turpshme!
Ky është respekti për artin z. Kryeministër?
Përvec faktit që këto vepra janë marrë një koleksionisti në mënyrë të turpshme, ngelen rrugëve për muaj e muaj të tërë, dhe kur mendohet se kanë gjetur ndonjë cep për ti ekspozuar, i transportojne si rrecka të një dengu me rroba të përdorura.
E frikshme, e papranueshme, si mund të transportohen ikonat në të tillë mënyrë?
Z. Shabani (Drejtor i Galerise se Arteve, artist , piktor), Z. Rama (Kryeministër i Shqipërisë, artist, piktor) faleminderit që na tregoni si duhet ti trajtojmë ato pak vepra arti që na kanë ngelur”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: