Modeli më i ri i Volkswagen T-Roc ka pamje te vecantë për të gjithë ata që dëshirojnë një makinë tërheqëse.

Edhe pse i takon segmentit B, automobili nuk është aspak i vogël. Volkswagen T-Roc ka tabelë virtuale të instrumentit, përmbajtja e së cilës mund të personalizohet.

T-Roc do të jetë i pranishëm edhe në versionin me motorin 4Motion, në platformën mekanike modulare MQB, të cilin e ndan me modelet më të mëdha VW.

Ofertën bazë e paraqet motori 1.0 TSI me 115 kuaj fuqi, ndërsa në dispozicion do të jetë edhe motori i ri me benzinë 1.5 TSI me 150 kuaj fuqi. Varianti dizel do të jetë në dispozicion me motorët e njohur 1.6 TDI dhe 2.0 TDI.

Vetura ka pajisje të pasur të sigurisë, përfshirë frenimin automatik, kamerat për njohjen e këmbësorëve në rrugë, si dhe sistemin për parandalimin e daljes së veturës nga rruga.

Aty është edhe sistemi për kontrollin e këndit të vdekur, parkimi automatik të cilin vetura vetë e kontrollon, por edhe për frenim, si dhe hapja elektrike e derës së bagazhit.

Volkswagen T-Roc do të prezantohet në muajin nëntor dhe njësitë e para mund të arrijnë te blerësit në fillim të vitit të ardhshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: