Laçi dhe Flamurtari ka ndarë pikët sot në takimin e vlefshëm për javën e 6 të Superligës. Pas barazimit në Shkodër për skuadrën e drejtuar nga Shpëtim Duro vjen një tjetër ndalesë që e shkëput nga kreu i renditjes.

Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë nga Vlora me anë të Bushiç pas një asisti të Danilo Alveshit në minutën e 34-ër. Gjithsesi vendasit sot gjetën forcën të barazonin me Rexhinaldon pas pas fillimit të pjesës së dytë me një penallti të ekzekutuar saktë nga futbollisti i blerë në Gjirokastër.

Pas javës së 6-të, Laçi renditet në vendin e 5-të me 7-të pikë, ndërsa Flamurtari i 3-ti me 9-të pikë, 7 më pas se Skënderbeu i vendit të parë dhe 4 më pak se Kukësi.

LIVE LAÇI–FLAMURTARI 0-0
Laçi: Selmani, Ademir, Gjoni, Fangaj, Sefgjini, Nika, Jonuzi, Lushkja, Eskerda, Uzuni, Rexhinaldo
Trajner: Gentian Mezani

Flamurtari: Nurkoviç, Siljanovski, Jakovljeviç, Bicaj, Musta, Sidibe, Pollozhani, Useini, Zhufo, Alvesh, Bushiç
Trajner: Shpëtim Duro
Gjyqtar: Laver Alla

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: