Laçi ka marrë një fitore 1-3 në transfertë jo pa shumë mundime kundër Lushnjës. Skuadra e Gentian Mezanit e pa veten në disavantazh në minutën e 27, por arriti të përmbyste gjithçka për t’i ushtruar presion Kukësit të vendit të dytë.

Vendasit kaluan të parët në avantazh me Pepën në minutën e 27-t, por lushnjarët nuk arritën të gëzonin gjatë pasi Uzuni në të 33-n risolli baraspeshën.

Kaq në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës, ekzaktësisht në minutën e 58-t Uzuni do të përmbyste shifrat me golin e dytë personal. Në pjesën e mbetur të lojës emrin në listën e golashënuesve do ta vendoste edhe Qaqi, duke stampuar shifrat përfundimtare të takimit.

Pas 25 javësh kampionat Laçi renditet në vendin e 3-t me 39-t pikë, 3 më pak se Kukësi i vendit të dytë. Ndërsa Lushnja vijon të mbetet në vend numro, e fundit me vetëm 10-t pikë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb