Partizani e nisi kampionatin me humbje pikërisht ndaj Laçit me rezultatin 0-1 dhe në atë kohë ‘fajtori’ ishte tekniku i larguar Mark Lulaino. Me ardhjen e Starovës u mendua se të kuqtë do të bënin kthesën e madhe, por edhe “bobi” e ka nisur me humbje aventurën me kryeqytetasit, pikërisht ndaj kurbinasve.

Laçi ka marrë fitoren e dytë kundër Partizanit pasi sot e ka mundur në shtëpi me rezultatin minimal 1-0. Goli që vulosi takimin u shënua menjëherë pasi filloi pjesa e dytë, ekzaktësisht në minutën e 46-të nga Rexhinaldo. Ish-futbollisti i Luftëtarit goditi saktë afër pikës së 11-metërshit duke e bërë të pavlefshme zgjatjen e portierit Alban Hoxha.

Me këtë fitore Laçi pozicionohet në vendin e 5-t me 14 pikë, 3 më shumë se Partizani i vendit të 6-të.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb