Pas dy humbjesh dhe pas largimit të trajnerit Stavri Nica Laçi është rikthyer te fitoret. Kurbinasit kanë mundur në shtëpi Vllazninë me rezultatin 2-0.

Në terrenin e renduar të stadiumit të Laçit vendasit janë treguar më të zotë duke realizuar dy herë me të njëjtin protagonist. 19-vjeçari edison Xhixha fillimisht zhbllokoi shifrat në minutën e 21-të, ndërsa në të 60-ën, duke përfituar edhe nga një ngatërresë e mbrojtës dhe portierit të Vllaznisë realizon golin e dytë.

Ndërsa shkodranët pas humbjes me Teutën dhe barazimit me Luftetarin, e çojnë në 3 takime numrin e ndeshjeve pa fitore. Vllaznia pas 4 javësh në Superligë renditet e 7-a me 4-ër pikë, me të vetmen fitore kundër Lushnjes në javën e parë.

Në anën tjetër Laçi siglon fitoren e dytë pas surprizës në hapje në kryeqytet kundër Partizanit. Fitore e cila momentalisht e rendit e 4-r me 6-të pikë, po aq sa Teuta.

Kujtojmë se kjo ishte sfida hapëse e javës së 4-rt në Superligë. Në orën 17:00 luhet takimi tjetër Flamurtari-Luftëtari.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb