Laçi e ka çuar në 2 numrin e ndeshjeve pa fitore në kampionat. Pas humbjes javën e kaluar kundër Kamzës, kurbinasit këtë herë janë ndalur në një barazim pa gola 0-0 kundër Teutës.

1 pikë për secilën skuadër që nuk i shërben askujt. Laçi i Gentian Mezanit humbet mundësinë për të konsoliduar vendin e 4-t, ndërsa Teuta e dërgon në 7 numrin e ndeshjeve pa fitore, 4 prej të cilave janë humbje.

Formacionet Laçi-Teuta

Laci: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Shala, Jonuzi, Bardhi, Shtubina, Nika, Uzuni, Rexhinaldo.
Trajner: Gentian Mezani.

Teuta: Kastrati, Gjeorgjeski, Shehi, Bilali, Alhasan, Hrkaç, Hila, Çyrbja, Lajthia, Lafit, Karim.
Trajner: Stavri Nica

Në Lushnje vendasit janë ndalur në një barazim 0-0 përballë Luftëtarit duke marrë një tjetër pikë që mban gjallë shpresat për të qëndruar në Superligë.

Kjo nuk është e vetmja gjë pozitive për lushnjarët pasi bëhen skuadra e cila ndal ecurinë pozitive të gjirokastritëve pas 4 fitoresh, respektivisht kundër Kamzës, Partizanit, Kukësit dhe Skënderbeut.

Formacionet zyrtare Lushnja-Luftëtari

Lushnja: Spaho, Magani, Prençi, Bufasi, Ruço, Alushi, Gava, Papa, Pepa, Canka, Sefa.
Trajner: Dedja

Luftëtari: Ruçi, Liçaj, Jakovljeviç, Beqiri, Xhekson, Aleksi, Ramadani, Rapo, Abazaj, Rroca, Shkurtaj.
Trajner: Lika

GJYQTARË: Kridens Meta, Denis Rexha, Redian Dobruna, Kreshnik Cjapi

Renditja e Superligës pas javës së 18

werhety

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb