Ka kërcyer, kënduar dhe ka bërë akrobaci e varur në fluturim, megjithatë kanë qenë të shumtë ata që kanë vënë re barkun e saj në Super Bowl 2017 dhe kritikat për të nuk kanë munguar. Por Lady Gaga-së duket se si kanë bërë aspak përshtypje dhe në rrjetet sociale përgjigjet: ‘Jam krenare për trupin tim dhe duhet të jeni edhe ju…’

Ylli i padiskutuar i halftime në finalen e kampionatit të National Fooball League, këngëtarja e ‘Bar Romance’ ka ndalur polemikat me një koment…’politically correct’: ‘Kam dëgjuar që trupi im ka qenë argument diskutimesh, prandaj dua t’ju them që ‘jam krenare me trupin tim dhe ju duhet të jeni për tuajin’, ka shkruar postari në Instragram.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: