Propozimi për martesë duket se ka ardhur pas 6 muajve fejesë dhe vetëm pak kohë nga prishja e marrëdhënies së fundit me Taylor Kinney.

Lady Gaga duket se po organizon martesën me Christian Carino, një ceremoni dyfishe në Itali dhe në Malibu.

Një dashuri e lindur prej pak kohësh, por që është rritur duke u kurorëzuar me martesë. Lady Gaga dhe Christian Carino janë fotografuar së bashku vetëm tre herë në një koncert të Kings of Leon, në sfilatën e Tom Hilfiger dhe pak para performancës së pop starit në Super Bowl e fundit.

Ndër të tjera propozimi për martesë duket se ka ardhur, në 4 korrik, kur Christian ka ‘kërkuar dorën’ e Stefani Germanotta, tek babai i saj, gjatë një dreke familjare.

Më pas jepen disa detaje nga ceremonia dyfishe, një ceremoni fetare dhe shumë intime në Itali, vendi i origjinës së të dyve, e cila do vazhdojë me një megafestë në Malibu, SHBA.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: