MAT- Një 40-vjeçar është mbytur pasditen e sotme në lumin Mat. Ngjarja sipas raportimeve ka ndodhur pranë fshatit Zenisht. Mësohet se 40-vjeçari ishte duke u larë në lumë bashkë me fëmijët. Fatmirësisht fëmijët kanë dalë nga lumi dhe nuk kanë pësuar dëmtime.

Viktima ishte banues në fshatin Burgajet në Mat. Policia e shkuar në vendin e ngjarjes dhe po kryen të gjithë veprimet hetimore e procedurale.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: