TIRANE- Kur na ndajnë edhe tre ditë nga protesta e opozitës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një sërë takimesh, me grupin parlamentar dhe me krerët e rretheve. Mësohet se si fillim Basha zhvilloi mbledhje me grupin parlamentar dhe fill pas këtij takimi u ul në tryezë me krerët e degëve, ku diskutoi mbi detajet e organizimit të tubimit, në shenjë kundërshtie ndaj qeverisë.

Basha iu la porosi deputeteve, strukturave si dhe të rinjve që ditën e nesërme dhe të premten të shkojnë derë më derë për të takuar qytetarët për t’i ftuar në protestë si dhe për t’u shpërndarë fletëpalosjet.
protesta

protesta322
Të shtunën në orën 11:00 opozita ka thirrur qytetarët në protestë, për të kërkuar largimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Që nga dita kur publikuan dosjen e plotë të dënimit të vëllait të ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj, i cili rezultonte i dënuar si pjesë e një organizate të trafikut të drogës, demokratët kërkuan që ai të dorëhiqet.

Ndërsa ministri reagoi dhe u distancua nga veprimet e vëllait, PD publikoi të tjera prova të forta, një audiopërgjim të vëllait të ministrit me një trafikant. PD deklaroi se biseda e përgjuar ishte berë në kohën kur Xhafaj ishte ministër, duke shtuar se Agron Xhafaj bënte trafik droge nën hundën e vëllait ministër.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb