A do rinovonohet kontrata PS-LSI? Përgjigjja e kësaj pyetje duket se është më afër se kurrë. “BalkanWeb” mëson se prej orës 20:45 të 2 prillit, kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta niseën një takim kokë më kokë, që përfundoi në ora 00:47 të mëngjesit të 3 prillt.

Dy bashkëkryetarët e koalicionit qeverisës hëngrën darkë sëbashku në një restorant me prodhime deti në kryeqytet shumë pranë “Pazarit të Ri”. “BalkanWeb” mëson se i pari në takim ka mbërritur kryeministri Rama dhe 20 minuta më pas Meta.

Ky takim vjen fill pas replikave të ashpra që PS-LSI edhe sot shkëmbyen në distancë me njëra-tjetrën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb