KAVAJE- Pas tre zyrtarëve të arrestuar dje, 7 punonjës të ZRPP Kavajë janë shoqëruar në polici.

Burime zyrtare bënë me dije se policia ka shoqëruar Behxhed Pjeci, Ilir Kaja, Dritan Kazazi, Andi Gjecim, Dashamir Cullhai, Nezir Lecini si dhe Aida Kollçaku. “BalkanWeb” bënë me dije se bëhet fjalë për regjistrues pronash, ndërsa një hartograf.

Këta zyrtarë akuzohen për abuzime me regjistrimin e pronave, pasi ata dyshohen se kanë tjetërsuar prona publike kundrejt parave. Deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga policia.

Ditën e djeshme tre zyrtare, një punonjëse policie dhe dy zyrtarë, një i Hipotekës dhe shefi i ALUZNI-t për Laprakën u arrestuan. Ata akuzohen se morën 6 mijë euro nga punonjësja e policisë, Klea Sala, që kjo e fundit të përfitonte lejen e legalizimit për një shtesë në banesën e saj.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb