FIER- Një 51-vjeçare ka humbur jetën mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti rrugor. Mësohet se gruaja po kalonte rrugën në Sheq të Madh, në momentin kur është përplasur nga një automjet.

E aksidentuara Lindita Kola është dërguar menjëherë për të spitalin e Fierit, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë gjatë rrugës.

Sakaq, policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, 25-vjeçarin Hysen Shehu.

Grupi hetimor i mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Informacion paraprak
Në datën 22.05.2018, rreth orës 20:45, në lagjen “Sheq i Madh” Fier, shtetasi Hysen Shehu, 25 vjeç, banues në lagjen “Sheq i Madh” duke drejtuar automjetin tip “Audi“, ka përplasur shtetasen L.K, 51 vjeçe, e cila ishte duke lëvizur në këmbë.

Shtetasja L.K ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin Rajonal Fier.

Shtetasi Hysen Shehu është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb