SHKODER- Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Shkodër, ku tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin e për pasojë ka humbur jetën një nga drejtuesit. Ngjarja e rëndë ndodhi orës 17:45 në aksin rrugor Shkodër-Lezhë në vendin e quajtur Kryebushat.

Burime zyrtare nga policia thanë se nga përplasja janë plagosur 3 persona, ku njëri prej tyre ka ndërruar jetë. Bëhet fjalë për drejtuesin e mjetit tip ‘Benz’, shtetasi me inicialet L. M., 62 vjeç.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për ‘BalkanWeb’ se në aksident është përfshirë dhe myftiu i Malësisë së Madhe, Edmir Smajlja bashkë me gruan e tij, por kanë mbetur të lënduar lehtë.

NJOFTIMI I POLICISE
Me datë 24.05.2018 rreth orës 17:45 jemi njoftuar se në aksin rrugor Shkodër- Lezhë në vendin e quajtur krye-Bushat ka ndodhur një aksident.

Menjëhere kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se mjetet tip Benz Me targë AA 802 JA, mjeti tip Peugeot me targë AA 019 FF dhe mjeti tip Opel me targë AA 332 EK janë perplasur, ku për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit tip Benz shtetasi L. M. 62 vjeç, pasi ka mbërritur në Spitalin Rajonal Shkodër

Si pasojë e aksidentit ka janë dëmtuar dy pasagjeret e mjetit Benz shtetaset D. M. 57 vjeçe dhe K. M. 25 vjeçe të cilat ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve

Ndërsa dy drejtuesit e dy mjeteve të tjera shtetasit A. K. dhe E. S. do shoqërohen në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: