TIRANË- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet. Sipas të dhënave të para mësohet se një automjet ka përplasur një kalimtare, e cila është dërguar me urgjencë në spital.

Aksidenti ndodhi tek “Rruga e Kavajës, teksa gruaja po kalonte rrugën. Në vendin e ngjarje janë mbledhur dëshmitarë të shumtë, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: