FRANCE- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Francë, ku një grua ka hyrë në një supermarket dhe ka sulmuar me thikë dy persona. Mësohet se gruaja ka thirrur “Allahu Akbar”.

Ngjarja ndodhi në La Seyne-sur-Mer, në Francën juglindore. Mediat e huaja raportojnë se ajo u arrestua pak pasi plagosi një punonjës të supermarketit dhe një klient, raporton TV BFM, duke cituar një prokuror vendos.

Po ashtu ‘AP’ raporton se gruaja, identiteti i të cilës nuk dihet, dyshohet se mund të ketë çrregullime mendore. Megjithatë, policia nuk e përjashtuan mundësinë që gruaja të jetë e radikalizuar.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: