Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka lënë në burg gjyqtarin Shkëlqim Miri. Gjyqtari Shkëlqim Miri është shtruar në spitalin e burgut dhe ndodhet atje prej 3 ditësh në gjendje të rëndë.

Vendimin për masën arrest me burg u mor pasi mbi të rëndojnë akuzat për korrupsion pasiv e aktiv.

Nga qelitë e paraburgimit është dërguar në spitalin e burgut, është diagnostikuar me tumor, dhe fakti që është prapa hekurave e ka rënduar gjendjen e tij shëndetësore.

Për të është kërkuar në lehtësim të masës, të paktën arrest shtëpie për shkak të sëmundjes së tij.

Gjyqtari Shkëlqim Miri ka mohuar kategorikisht akuzat për korrupsion. Për 340 milionë lekësh që iu gjetën në shtëpi, ai pretendon se i ka patur nga një i afërm që do blinte një pronë, ndërsa një pjesë tjetër i kishte marrë për t’u kuruar në Gjermani për sëmundjen e tij.

Pritet dhe masa për kushëririn e tij Kujtim Miri, që besohet të ketë qenë sekser në rastin e  lirimit të Gentian Dodës.

Një javë më parë ky i fundit është shoqëruar për tu marrë në pyetje. Kujtim Miri në ambientet e Krimeve të Rënda për shkak të gjendjes shëndetësore refuzoi të jepte shpjegime si pasojë e gjendjes shëndetësore që kam, raportoi gazetarja Klodiana Lala.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: