VLORE-Një i arrestuar për ‘rrëmbim personi’ është arratisur në mënyrë spektakolare nga ambientet e paraburgimit në Gjykatën e Vlorës.

Mësohet se personi që ka arritur t’i ikë 4 efektivëve të policisë është shtetasi Mikel Kasa.

28-vjecari ka arritur të arratiset me vrap nga ambientet e gjykatës nga kati i dyte pak pasi u njoh me vendimin e trupit gjykues për dënimin e tij me 5 vite burg për akuzën e ‘rrëmbimit të personit’.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për “BalkanWeb” se ai ka ikur vetë me vrap dhe nuk është ndihmuar nga persona të tjerë.

Mësohet se dyert e gjykatës kanë qenë të hapura, çka ka ndihmuar 28-vjeçarin të realizojë planin e tij. Forca policie vijojnë kërkimet për kapjen e të riut.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: