TIRANE- Prokurori i Përgjithshëm, Arta Marku nënshkroi ndryshimin e parë në stafin drejtues të institucionit.
Duke filluar nga dita e sotme, prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Arqile Koça, emërohet Drejtor i Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, në përbërje të të cilës është edhe Sektori për “Verifikimin e integritetit të zyrtarëve…”.
Prokurorja Rovena Gashi, e cila ishte në drejtim të kësaj Drejtorie, caktohet prokurore pranë Sektorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme.
Kujtojmë se pak ditë më parë Rovena Gashi dërgoi në KQZ kërkesën për heqjen e mandatit të dy deputetëve, Aqif Rakipi i PDIU-së dhe Gledion Rehociva i LSI-së.
(ed.me/BalkanWeb)