Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Astrit Patozi shpall nga Korça “Lëvizjen për Ringritjen e PD”, i bashkohen edhe 3 deputetë (Video)

Screenshot002

KORCE– Grupi i demokratëve kundër Lulzim Bashës të cilët kanë nisur një lëvizje të re brenda PD kanë vijuar sot takimet me anëtarë dhe simpatizantë të PD në qytetin e Korçës. Në takim merrnin pjesë deputetët aktualë demokratë, Ridvan Bode, Eleina Qirici dhe Gjergji Papa, që i janë bashkuar për herë të parë turit të takimeve në rrethe të Astrit Patozit.

Gjatë fjalës së tij, Astrit Patozi tha se nga Korça shpall “Lëvizjen për Ringritjen e PD”. Ai tha se Lulzim Basha nuk është kundërshtar, pasi kundërshtar është PS.

“Nëse nisma jonë do kishte një emër, do i vendosnim ‘Lëvizja për Ringritjen e Partisë Demokratike’ dhe këtë po e them për herë të parë në Korçë. Ne jemi të gjithë bashkë dhe kjo është PD që nuk pranon mosmbajtejen e përgjegjësisë dhe mospasjen e një gare të drejtë. Ne jemi etiketuar si kundërshtarët e Lulzim Bashës, por ne jemi kundërshtarët e PS, pasi Lulzim Basha është njëri prej nesh dhe jemi gati të punojmë edhe me të për ringritjen e PD. PD nuk ka vdekur”- tha ai.

Më tej Patozi tha se është gati të marrë një vendim tjetër nëse Basha ndërpret garën të cilën ai e etiketoi si farse.

“Unë jam gati të marr një vendim tjetër edhe pse kemi ndërmarrë këtë nismë, nëse kjo garë për kreun e PD ndërpritet. Ne nuk kemi ardhur për kryetarin, por për PD. PD jeni ju në këtë sallë. Forcën duhet ta marrin anëtarët dhe jo një njeri i vetëm. Është mungesa e lidershipit tonë që i dha Ramës atë rezultat”- tha Astrit Patozi.

(d.d/BalkanWeb)


Komente ( 5 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.