LUSHNJË- Një ekzekutim i dyfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në Lushnjë. Paraprakisht mësohet se dy të rinj: Zamir Latifi, 23 vjeç dhe Jurgen Hoxha, 23 vjecc janë vrarë me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Burime nga Policia e Shtetit konfirmuan për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur pranë komisariatit, tek ‘Ura e Përroit’ në lagjen “Loni Dhamo”. Po kështu është plagosur edhe një person i tretë, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacion. Ndërkohë raportohet nga vendngjarja se numri i të plagosurve është më shumë se një.

Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa janë ngritur postoblloqe të shumta.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: