Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
FLASH

Atentati në Lushnjë, kush është 23-vjeçari tjetër që u ekzekutua në mes të qytetit

Jurgen Hoxha

LUSHNJË- Lushnja është tronditur sot nga një krim i trefishtë. Dy të rinj janë ekzekutuar shumë pranë Komisariatit të Lushnjës, ndërsa një i tretë është plagosur rëndë dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital. “BalkanWeb” mëson se viktima e dytë është Jurgen Hoxha, 23 vjeç nga Lushnja.

Të dyja viktimat dhe i plagosuri ishin shokë me njeri-tjetrin. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme 18:00 në lagjen “Loni Dhamo”, ku mësohet se ka pasur batare të shtënash. Policia ende nuk ka informacione për autorët e mundshëm dhe motivin e krimit të trefishtë ndërsa ka ngritur postblloqe të shumta për kapjen e autorëve.

(m.k/BalkanWeb)


Komente ( 3 )



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.