TIRANË- Kreu i PD-së Lulzim Basha ka ftuar shqiptarët të ngrihen në protestë më 26 maj, ditën e shtunë në Tiranë për të rrëzuar qeverinë, sipas tij pengesën e vetme për integrimin e Shqipërisë në BE.

Ai u shfaq në konferencë bashkë me aleatët e tij, Petrit Vasilin nga LSI-ja, Dashamir Shehin nga LZHK-ja, Agron Dukën nga PAA-ja, Nard Ndokën nga PDK-ja dhe Vangjel Dulen nga PBDNJ-ja, ndërsa shtoi se pjesë e protestës duhet të bëhej çdo shqiptar i ndershëm.
WhatsApp Image 2018-05-18 at 14.07.03
Basha ftoi qytetarët të protestojnë për largimin nga policia të atyre që ndihmojnë kriminelët si Agron Xhafaj, Habilajt, Balilajt.
WhatsApp Image 2018-05-18 at 14.07.08
“Opozita e bashkuar i fton gjithë qytetarët shqiptarë nga lindja në perëndim demokratë e socialistë të bashkohemi në protestën e vetme për të larguar qeverinë e lidhur me krimin. Ju ftojmë të protestojmë për largimin nga pushteti dhe çdo hallkë e shtetit ata që ndihmojnë kriminelët. Në protestë për largimin e Fatmir Xhafajt. I ftojmë të protestojmë për largimin nga policia të atyre që ndihmojnë kriminelët si Agron Xhafaj, Habilajt, Balilajt. Ne do t’i themi ndal procesit të zëvendësimit të kriminelëve që i shërbenin Tahirit me ata që i shërbejnë Xhafajt. Sot duhet të kemi një ministri të brendshme dhe një polici që i shërben njerëzve jo një polici që rrëmben në mes të natës Dritan Zaganin dhe kuksianët e pafajshëm, ndërkohë që i nënshtrohet Artan e Moisi Habilajt dhe Agron Xhafajt. Ne duam një polici ku vetingu të fillojë nga Ministri i Brendshëm tek polici më i thjeshtë. Ne i ftojmë qytetarët për të protestuar për një drejtësi të vërtetë. Të gjithë ne pavarësisht se cilës parti i përkasim jemi në radhë të parë shqiptarë. Mbi të gjitha ne duam vendin tonë Shqipërinë”.

Ftesa e Bashës shkoi edhe për çdo socialist të ndershëm.

“I ftojmë të gjithë qytetarët të bashkohen në protestën kombëtare për t’i thënë ndal qeverisë së lidhur me krimin. Së bashku mund ta arrijmë. Rama e mbrojti por ne e larguam Armando Prengën, e mbrojti por ne e larguam Arben Ndokun, Mark Frrokun, Elvis Rroshin. Saimir Tahirin. Sot po mbron Xhafajt por në do ta largojmë atë bashkë me qeverinë e tij. Edhe PS ka njerëz të ndershëm që mund ti shërbejnë popullit, ndaj ju ftoj në protestë edhe ju socialiste të ndershëm. Rama për 4 vjet luftoi popullin dhe ju dha pushtet kriminelëve. T’i them bashkë stop”,- tha Basha.

(m.k/m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb