TIRANE- Pas vendimit të kreut të PD-së, Lulzim Basha për të qendruar në shesh dhe për tu ulur këmbëkryq me protestuesit, habiti një veprimi i liderit historik të të djathtëve, Sali Berisha, veprim që e ka korrigjuar më pas.

iken berisha
Momenti kur Berisha largohet nga protesta

berisha-ne-proteste-ulel-kembekryq
Momenti kur Berisha rikthehet në sheshin e protestës dhe ulet në krah të Mediut dhe Bashës

Ish-kryeministri është larguar nga protesta menjëherë pasi Basha mbaroi fjalimin e tij. I shoqëruar nga badigardët e tij, Berisha ka hipur në makinë dhe është larguar në drejtim të apartamentit të tij, që ndodhet pak metra larg godinës së kryeministrisë.

 

berisha ne shesh kembekryq

Por pas rreth një ore, ish-kryeministri Berisha është kthyer tek protestuesit dhe është ulur këmbëkryq në shesh në krah të kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe kryetarit të PR-së, Fatmir Mediu. “Ky është fillimi i revolucionit demokratik”- ka thënë Berisha në një prononcim të shkurtër për gazetarët.

ngrihen-cadra-protesta-PD-3

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb