TIRANË- Albert Veliu, ose i ashtuquajturi “bashkëpunëtori X” në audio-përgjimin e famshëm ku implikohet Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, është marrë sot në pyetje në Prokurorinë e Tiranës. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Veliu po merret në pyetje nga prokurori Genci Qana.

Mësohet se ai ka konfirmuar gjithçka ka thënë në videon e publikuar dje nga Partia Demokratike. Kujtojmë se për çështjen në fjalë ka dy procedime penale, njëri në Prokurorinë e Tiranës pas kallëzimit të vetë Agron Xhafaj dhe njëri tek Krimet e Rënda për trafik droge. Hetimi nga Prokuroria e Tiranës nisi pas kallëzimit të Agron Xhafaj për kallëzim të rremë.

Vëllai i ministrit mohoi se në audio ishte zëri i tij dhe tha se ishte një montim. Për këtë arsye në letrën publike ai pohoi se kishte depozituar zërin për ekspertim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb