Nga: Klodjana HAXHIAJ
Vendimi i datës 13 shkurt të 2018 i gjykatës administrative në Durrës nuk ka pajtuar asnjë prej palëve. Ashtu si shoqëria civile edhe bashkia e Durrësit e ka apeluar vendimin.

Por çështja gjyqësore në shkallën e dytë ka mbetur peng pasi prej 36 ditësh nuk është bërë zbardhja e vendimit nga ana e Gjykatës Administrative.

Kreu i bashkisë, Vangjush Dako ka reaguar në një intervistë për News 24 dhe BalkanWeb ku tha se gjykata administrative nuk zbardh vendimin e datës 13 shkurt. Gjykata po bëhet pengesë për vazhdimin e procedurës gjyqësore në apel, por edhe të punimeve. Gjykata për nëntë muaj nuk mori vendimin, tani nuk po e zbardh dhe kanë kaluar të gjithë afatet ligjore. Ky është absurditet. Po presim cdo ditë me padurim zbardhjen e evidentimit gjyqësor.

“Që gjykata e Apelit të vijojë procesin duhet që të dorëzohet vendimi i zbardhur. Në mungesë të këtij vendimi procesi nuk zhvillohet. Ligjërisht ka kapërcyer çdo afat të zbardhjes së vendimit. Vendimi i zbardhur duhet të bëhej brenda 7 ditësh. Kanë kaluar 29 ditë të tjera ditë prej marrjes së vendimit”,- tha ai.

Dako foli edhe për fazën e dytë të punimeve. Një tender prej 600 milionë lekë pritet të zhvillohet në datën 2 Prill. Ka të bëjë me riveshjen e tunelit, ndriçimin dhe asfaltimin e rrugës Taulantia. Nuk ka punime në zonën arkeologjike A, deklaroi Dako.

Punimet në sheshin “Veliera” qëndrojnë të bllokuara prej 4 shkurtit të 2017. Sheshi në qendër të Durrësit është kthyer në një varr të hapur për qytetaret.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: