Zyrtarizohet kundërshtari i parë i Aramndo Dukës. Pas njoftimit për rikandidim të kreut aktual të FSHF-së, është mësuar edhe rivali i parë i presidentit që qëndron në krye të federatës prej 4 mandatesh.

I ftuar në ‘rubriken sportive’ në ‘rtsh’, deputeti socialist, Bashkim Fino, ka pranuar se do të kandidojë për president të FSHF-së në zgjedhjet që do të zhvillohen më 7 shkurt në qytetin e Durrësit.

“Ka kohë që shumë dashamirës të sportit më kanë kërkuar të kandidoj për garën në FSHF, kam folur dhe kam diskutuar se futbollin e kam pasion. Mbase trajnerin se bej dot, por ka ardhur koha të bëjmë një ndryshim në futbollin shqiptar, të përmirësojmë imazhin. Falënderoi të gjithë dashamirësit e mi. Shpresoj të kemi edhe kandidatë të tjerë.”

Ndërkohë pritet që Bashkim Fino të jap dorëheqjen si deputet për tu “zhveshur” nga angazhimet politike si dhe për të larguar çdo hije dyshimi për një prapaskenë mbështetëse që nuk ka të bëjë me futbollin.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb