TIRANE– Policia e Tiranës ka sekuestruar sot 7 mjete luksoze, një prej të cilave e blinduar. Në kuadër të operacionit ‘Vjeshtë 2017’ u ushtruan kontrolle në gjithë qarkun Tiranë.

Burime nga Policia e Shtetit bënë me dije se këto 7 mjete luksoze dhe 1 mjet i blinduar, dyshohet se janë blerë nga të ardhura të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Pas thirrjes që kryeministri Edi Rama i bëri policisë, që të bllokojë çdo pasur që vjen nga veprimtari të paligjshme, përfshi këtu edhe mjetet luksoze, policia nisi aksionin në mbarë vendin. Në këtë linjë qëndroi edhe drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako. Nga operacioni ‘Summer 2017’ është bërë e mundur sekuestrimi i shumë mjete luksoze, në mbarë vendin.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: