TIRANE– Edhe pse kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk e tha qartë se fjalimi i tij në orën 22:00 do të ishte i fundit në çadrën e protestës, kjo tashmë është e konfirmuar.

Pasi kryedemokrati dhe protestuesit janë larguar së bashku drejt selisë blu, ka nisur edhe çmontimi i çadrës, që për 90 ditë qëndroi në bulevard, poshtë Kryemininstrisë.

Burime për “BalkanWeb” konfirmuan më herët se çadra do të hiqej mbrëmjen e sotme, pas fjalës së kryedemokratit Basha.

Kujtojmë se opozita ka ngritur çadrën para godinës së Kryeministrisë para 3 muajsh, konkretisht në 18 shkurt 2017, ku kërkonte qeveri teknike përmes së cilës mund të realizohen zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Por pas marrëveshjes së arritur dje pas mesnate mes kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama, çadra e ka përmbushur misionin e saj, dhe është hequr nga bulevardi.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: