Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në lagjen lagjen nr. 15 në qytetin e Korçës. Një qytetar i paidentifikuar ende, rreth 65-vjeç ka tentuar t’i japë fund jetës në mënyrë tragjike duke u hedhur nga shkallët e brendshme të një pallati.

Ndonëse nuk dihen ende shkaqet e këtij akti vetëflijimi, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe e ka transportuar shtetasin P.N drejt spitalit të Korçës. Por pak minuta pasi ka mbërritur ai ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të arra.

Informacion paraprak

Më datë 25.09.2017, jemi njoftuar se në lagjen nr 15 në Korçë, rruga “10 korriku” dyshohet se është hedhur nga shkallët e brendshme të pallatit nr 4, shtetasi P.N, rreth 65 vjeç.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Ambulanca.

Shtetasi u transportua për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb