KAVAJË- Krimi në familje godet Kavajën. ‘BalkanWeb’ mëson se ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth ores 11:00 në fshatin Karpen të Kavajës, ku një grua u vra me thikë nga bashkëshorti i saj.


Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pas sherreve të vazhdueshme mes tyre. Sami Metushi 58-vjeç ka qëlluar me thikë gruan e tij Sose Metushi 57-vjeç, (prindër të dy djemëve të rritur dhe tre vajzave) ndërkohë që nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.

Fill pas krimit të rëndë, autori i dyshuar është arrestuar. Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje, ku po kryen të gjitha hetimet.

Krimi ne Kavaje, burri vret gruan

NJOFTIMI I POLICISE
Me date 23.11.2017, rreth ores 11:00, ne Sallen Operative ka ardhur nje telefonate se në Kavajë, në fshatin Karpen ka ndodhur krim në familje: Menjeher në vendgjarje kanë mberritur shërbimet e Policise dhe Ambulaca ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar se: Në Kavajë, në fshatin Karpen, rreth orës 11:00, shtetasi S.M, 50 vjeç, në banesen e tij ka vrarë me armë të ftohtë (thikë) bashkëshorten e tij shtetasen S.M. Nga shërbimet e Policisë u bë e mundur arrestim i shtetasit S.M. i cili ështe dërguan në Komisariat. Grupi hetimor ndodhet vendgjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: