TIRANE- Ambasada e SHBA reagon pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për një President të përbashkët mes Shqipërisë e Kosovës, me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Ambasada e SHBA-ve me anë të një njoftimi sqaron se ka mbetur e zhgënjyer me kryeministrin, pasi gjuha e përdorur prej tij, që aludon për bashkim është e padobishme dhe mund të dëmtojë marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet fqinje.

DEKLARATA E AMBASADES
Ambasada e SHBA mbeti e zhgënjyer nga deklarata e Kryeministrit Rama mbi Shqipërinë dhe Kosovën me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Gjuha e shkujdesur që aludon për bashkim është e padobishme dhe dëmton marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet fqinje. Ne i bëjmë thirrje udhëheqësve që të jenë fqinjë të mirë dhe të lënë mënjanë gjuhën ndarëse të së shkuarës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb