DURRES– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Durrësit, ku 3 fëmijë të mitur rreth 3 vjeç janë djegur brenda në një banesë e cila është përfshirë nga zjarri.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Rromanat në banesën private të shtetasit G.K., ndërsa fëmijët ishin trinjakë dhe të 3 meshkuj.

“BalkanWeb” mëson se prindërit e fëmijëve nuk ishin në banesë kur ka ndodhur ngjarja. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e zjarrit në banesë, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja dhe policia.

Njoftimi i policisë:
Më datë 20.09.2017, rreth orës 17:30 , në Rromanat në banesën private të shtetasit G.K. ka rënë zjarr.
Fatkeqësisht brenda në banesë kanë qenë vetëm 3 fëmijë të mitur, trinjakë të moshës 3 vjeç, të cilët kanë ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: