Në një rrëfim ekskluziv, për emisionin “Të Paekspozuarit”, Fatos Lubonja zbuloi një detaj për të shkuarën e shkrimtarit të madh, Ismail Kadare.

Sipas Lubonjës, në regjimin komunist Kadareja ka pasur pseudonimin “Gert Arbana”. Lubonja nuk ka kursyer edhe kritikat ndaj botuesit, Henri Çili.

“Gent Arbana është pseudonimi i Kadaresë, që ka bërë nja 300 faqe kundër shkrimtarëve të modernizmit në Europë. Nuk shkon njeri ta pyesi. A je ti Gent Arbana? E ke parë ti njeri ta pyesi: A je ti Gent Arbana?
Këtë e dinë shumë veta, por të shpjegohet. Kjo shoqëri këta njerëz në vend të thonë si ishte kjo e ajo, ndërtojnë një mit. Shkojnë deri tek ish të burgosurit për të thënë që ky (Kadare) ishte i rrezikuar nga këta” tha Lubonja.

Lubonja shpjegoi se emrin e Ismail Kadaresë dhe Dritëro Agollit e kishte përmendur në hetuesi për ta lehtësuar të atin dhe jo për ta rënduar pozitën e tij.

“Për të treguar që edhe përmendja e Kadaresë nuk është për ta fundosur por për ta mbrojtur babain, dua ta shpjegoj.
Pse thotë Kadare që duke u përmendur atë, babai dhe Kadareja rëndohej dhe pse nuk thotë që lehtësohej babai.
Akuza ndaj babait ishte se ai nuk e pëlqente realizmitn socialist që nuk e pëlqente letërsinë tonë.
Në tentativat që bëra për ta mbrojtur babain, se këta kanë thënë që në gjyqin tim unë e kam përmendur dhe ngrejnë aty sikur është bërë gjithçka rreth Kadaresë. Kadare nuk është përmendur fare në gjyqin tim. Nëse doja ta rëndoja mund ta thoja që i dinte shkrimet e mia, ose që konsultohej me Todin për shkrimet e veta.
Thelbi, kur më pyetën ca mendimi kishte për letërsinë thashë lexonte Ismail Kadarenë dhe Dritëro Agollin.
Kush ishte Kadare? Ishte i preferuari i Enver Hoxhës. Kishte bërë Dimrin e Madh. I shkoi Nexhmija në shtëpi. Ky i shkroi Enverit dhe u bë i paprekshëm.
Të thoje që pëlqente Kadarenë atëherë, ishte normale” u shpreh Lubonja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: