RROGOZHINË – Një tjetër kufomë është gjetur pasditen e sotme në anë të lumit “Shkumbin” në qytetin e Rrogozhinës.

Sipas njoftimit paraprak të policisë, kufoma është e seksit femër e moshës rreth 16-17 vjeçe. Trupi i pajetë u gjet rreth orës 15:40 në fshatin Çërmet.  Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për idenfitikimin e kufomës.

Ky nuk është rasti i vetëm i gjetjes së një kufome të mbytur ditën e sotme, pasi edhe më herët, rreth orës 13:50 në sipërfaqen e ujit në det në distancë 5-7 milje nga vendi i quajtur Kepi i Selitës, plazhi i “Gjeneralit”, është gjetur një kufomë ende e paidentifikuar.

Kufoma është pikasur nga ekuipazhi i një peshkarexhe “ku ka venë re që kufoma ka qenë mbi ujë”.

 (e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb