SPANJE – Policia kombëtare e Spanjës i ka dhënë një goditje të fortë mafias shqiptare në Madrid falë një operacioni të përbashkët të zhvilluar nga Zyra e Administratës kundër Drogës (DEA) e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Drejtoria Kundër Narkotikëve të Kolumbisi dhe Europol.

Agjentët arritën të ndërhyjnë për të bërë të mundur sekuestrimin e 1 ton kokaine dhe 1.550.000 euro, raporton media spanjolle “ABC Madrid”.

Organizata lëvizte sasi të mëdha kokaine nga ajri nga Kolumbia dhe përdorte një grup kriminelësh spanjollë, të njohur si “bota e natës”, për mënyrën e shpërndarjes.

Siç raporton policia spanjolle, droga transferohej me valixhe të mëdha të zeza. Si pasojë e këtij operacioni janë arrestuar 5 persona.

Hetimi nisi nëntorin e kaluar. Pas disa përpjekjeve, agjentët e policisë spanjolle mësuan ekzistencën e një organizate kriminale me shtetas shqiptarë që jetonin në Spanjë dhe kishin futur në vend sasi të mëdha kokaine nga Kolumbia me fluturime çarter.

Agjentët zbuluan se krerët e grupit kriminal kishin zgjedhur Spanjën si pikë hyrëse të drogës në Europë.

Hetuesit zbuluan gjithashtu një dërgesë të kokainës që ishte ruajtur në Madrid për shpërndarje të mëvonshme.

Agjentët zbuluan 790 pako që përmbanin 1000 kilogramë kokainë dhe 1,550,000 euro cash që mbanin në një valixhe për t’i përdorur për pagesën e transportit të drogës.

Operacioni kulmoi me arrestimin në Madrid të dy subjekteve shqiptare, përgjegjësit kryesor dhe njeriut të tij të besuar dhe dy shtetasve spanjollë, me dokumente të shumëfishta policore, të cilët do të merrnin përsipër detyrat e logjistikës, mbledhjes dhe transportit të drogës. U arrestua edhe lideri i organizatës që furnizonte me substancën narkotike në Kolumbi.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: